Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO/ Terror gjatë fluturimit, pasagjeri tenton të hapë derën e avionit

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Terror gjatë fluturimit, pasagjeri tenton të hapë

Thriller në një fluturim nga Sevilja, Spanjë në Budapest, ku një pasagjer ka tentuar të hapë derën.

Një roje sigurie shpëtoi një fluturim të tërë nga katastrofa kur një pasagjer po përpiqej të hapte derën e avionit.

Ngjarja e pabesueshme ndodhi në fluturimin e Ryanair FR5253 që u nis nga Sevilja e Spanjës për në Budapest në Hungari. Një pasagjer u kap nga paniku dhe donte të zbriste nga avioni gjatë fluturimit.

Megjithë përpjekjet e stjuardeve, ai nuk u qetësua dhe në një moment u hodh dhe u përpoq të hapte derën.

Në atë moment, roja e sigurisë Antonio Quintero, ka vepruar menjëherë dhe së bashku me pasagjerët e tjerë kanë arritur ta hedhin në dysheme pasagjerin që donte të hapte derën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu