Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

VIDEO/ “Të të vijë turp, rob i keq”, Ledjona sherr me Ervin: Mos të ta shof surratin

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ “Të të vijë turp, rob i keq”, Ledjona sherr me
E teksa të gjithë menduam se situata brenda në shtëpinë e Big Brother ishte qetësuar dhe banorët s’po vazhdonin me vrullin e fillimit për debate, një sherr ka ndodhur së fundmi. Ka qenë Ervini dhe Ledjona ata të cilët kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe kjo e gjithë pas lojës së organizuar nga “Vëllai i Madh”. Debati agravon dhe Ervini i drejtohet gazetares duke i thënë që t’i vijë turp dhe të mos vijojë t’i flasë më. Pjesë nga debati: Ervin: Një sekondë, po dëgjo o njeri se ke probleme me bashkëbisedimin, dole tre herë dhe nuk të tha njeri gjë Ledjona: S’dua të dëgjoj. Ervin: Unë dola padashje se nuk e kisha mendjen, dhe tha Juli dole dhe fituat se nuk kishit shans, mbaroi filmi kaq. Ervin: Aaa të keqen lalka. Vetëm gënjeshtrën që s’e kam unë që thotë kjo, edhe ke kujdes kur akuzon njerëzit, Ledjona: Ti për ccfarë më akuzon mua Ervin: S’po të akuzon njeri se dole tre herë. Ledjona: Ti gënjeve. Ervin: Të të vijë turp, mos më fol më fare. Iç fare, mos ta shof më surratin. Të të vijë turp që i rëndon njerëzit, rob i keq. Aq inat i vjen sa nuk di ç’flet. Mbylle gojën o llafazane dër dër se flet shumë. Ledjona: Mbylle gojën nuk më thua dot. © Credits instagram.com/bigbrotheralb_vip/  
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese