Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

VIDEO/ Taulant Balla prezanton Prefektin e ri të Kukësit

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Taulant Balla prezanton Prefektin e ri të Kukësit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ditën e sotme prezantoi Prefektin e ri të Qarkut Kukës, Granit Gjana, i cili zëvëndësoi në këtë detyrë Albert Halilajn.

Gjatë fjalës së tij Balla falenderoi Halilajn për punën e bërë gjatë periudhës që mbajti këtë detyrë, si dhe i uroi suksese Gjanës në këtë pozicion të ri.  Ministri bëri me dije se Ministria e Brendshme ka gati draftin e ri ligjor, për konsolidimin e rolin e Prefektit, si përfaqësues direkt i kryeministi dhe qeverisë në territor.

Albert Halila të cilit dua ti uroj shumë suksese dhe ndërkohë që prezantoj para jush Prfektin e ri Granit Gjana i cili tashmë ka të konsoliduar një eksperiencë në fushën e qeverisjes vendore dhe jam shumë i sigurt që eksperiencën e fituar deri më tani dhe falë energjive të veta ta çojë përpara në drejtimin e qarkut të Kukësit në cilësin e Prefektit.

E kam thënë edhe në takime të tjera kur ishim bashkë Prefekti ka një rëndësi të veçantë. Shumë shpejt pasi të kalojmë draftin do i propozojmë Kuvendit ndryshimet në ligjet e Prefektit  i cili jo vetëm do konsolidojë rolin e rëndësishëm që ka Prefekti si përfaqësues direkt i kryeministrit dhe qeverisë në territorit,  prandaj Granit duhet që ti japësh atë rol që në një kohë shumë të shkurtër Alberti e bëri në mënyrë të shkëlqyer”, tha Balla.

Ndër të tjera Balla tha se aktualisht Prefekti ka rol në drejtimin e disa Task Forcave vendore, ku veçoi atë për Paketën e Sigurisë në shkolla.

“Të gjithë e dimë që fëmijët rrezikun më të madh të qasjes ndaj fenomeneve si droga, apo të tjera si bullizmi, nuk ndodhin në shkollë, por ndodhin rrugës për në shkollë ose në të gjitha njësitë e shërbimit që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë në shkolla. Ato ndodhin të kafja, te lokali përballë, te diskoteka pranë shkollës, por edhe problematike që lidhen me sigurinë ushqimore, që lidhen me kioskat apo fast food-et apo gjithçka tjetër që ndodhet brenda atij perimetri, duke mos harruar edhe një fenomen që ndoshta për faj të moszbatimit si duhet të ligjit që ka për detyrë ta zbatojë Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe që ka të bëjë me alkoolin te moshat nën 18 vjeç.

Të gjitha këto janë tashmë detyra dhe në kuadër të kësaj pakete, i takon Prefektit të Qarkut, i cili, në bashkëpunim me drejtorin e Policisë së Shtetit, me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, ISHSH, me organet e qeverisjes vendore të fillojmë të kemi mundësi që të verifikojmë të gjithë sinjalistikën rrugore, gardhet e shkollave, kamerat e sigurisë, sepse ato janë një element shumë i rëndësishëm për të garantuar që çdo nxënës, çdo fëmijë që çdo banor i Kukësit, Hasit apo Tropojës, dërgon në shkollë, ata janë në “besën tonë”, tha Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese