Një natë plot emocione ishte ajo e mbrëmjes së kaluar ku ashtu si dhe ishte parashikuar djemtë kuqezinj dhuruan emocione të forta në fushën e blertë.
Ndonëse nuk arritën të preknin rrjetën gjatë ndjeshjes me Ishujt Faroe, Shqipëria u rëndit e para në grupin E për kualifikueset e “Euro 2024”, duke lënë kështu pas dy emra të mëdhenj të futbollit europian si Çekia dhe Polonia.
Epo ashtu si dhe tradita e shqiptarit e do pa muzikë dhe valle nuk ka festë. E festës së shqiptarëve i është bashkuar edhe trajneri Sylvinho në një nga klubet e kryeqytetit.
Në videon e publikuar braziliani shihet teksa kërcen nën zërin e të madhes Artjola Toska.
Sondazh
Poll