Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

VIDEO/ Sulm me predha në Donetsk, deputetët dhe gazetarët futen në bunker për t’u shpëtuar bombardimeve

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Sulm me predha në Donetsk, deputetët dhe gazetarët futen

Disa deputetë dhe gazetarë ukrainas janë detyruar të futen në një bunker, gjatë një vizite në zonën e konfliktit në Donetsk, pasi u përballën me bombardimet e separatistëve.

Deputeti i Partisë Shërbëtore të Popullit, David Arakhamia, filmoi momentet kur së bahsku me kolegët e tij dhe gazetarët qëndruan të mbyllur në bunker, ndërkohë që jashtë shpërthenin predhat e hedhura nga separatistët.

Tensionet po shtohen dita-ditës në Donetsk, pasi ditën e djeshme forcat e ushtrisë ruse shpërthyen tubacionet e gazit, ndërkohë që fajin ua faturuan ukrainasve.

Sipas shteteve perëndimore, këto sulme bëhen me qëllim nga Rusia si një pretekst për të filluar luftën, pasi Vladimir Putin deklaroi pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz, se në Donbas po bëhej gjenocid nga ana e Ukrainës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese