Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Stuhia "pushton" Tiranën, reshje shiu dhe shtrëngata në kryeqytet

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Stuhia "pushton" Tiranën, reshje shiu dhe shtrëngata

Tirana është 'pushtuar' nga stuhia mesditën e kësaj të premteje. Ashtu sikurse ishte njoftuar dhe nga sinoptikanët kryeqyteti është përfshirë nga reshje të dendura shiu të shoqëruara me vetëtima dhe erë të fortë.

Qielli papritmas është errësuar dhe reshjet në formë shtrengatash kanë filluar menjëherë. Burime për mediat bëjnë me dije se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë krijuar radhë të gjata tragfiku. Mësohet se është hasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve edhe në aksin Rinas-Tiranë.

Përgjatë fundjave parashikohet të kemi një mot të vranët, ku do të mbizotërojnë reshjet e dendura të shiut, gjithashtu do të kemi dhe ulje të temperaturave.

 

Ndërkohë, kujtojmë se dhe Italia është goditur nga shira masivë, erëra të forta dhe stuhi. Alarm i kuq është dhënë në Veneto, portokalli në Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Liguria, Lombardi dhe Trentino Alto Adige; e verdhë në Abruzzo, Campania, Lazio, Molise dhe Toscana në media.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese