Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, ka treguar se një nga miqtë e tij më të mirë ishte Brilant Martinaj, i cili u ekzekutua në 17 korrik në një atentat në Fushë Krujë.
Pas ngjarjes së rëndë reperi vendosi që të anulojë të gjithë koncertet e tij të planifikuara në Shqipqri dhe jo vetëm.
Së fundmi Stresi ka bër një tjetër gjest prekës për mikun e tij, duke gdhendur në kllëfin e celularur të tij një foto, ku shfaqet krah për krah me shokun e ndjerë.
“Zemra e vëllait, krejt botën ma përmbyse”, shkroi Stresi në një postim në “Instagram”, pas lajmit të ekzekutimit të Brilant Martinajt.