Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Video skandaloze, shkarkohet punonjësi i ISSH që ofendoi qytetaren

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

31cbbadcf01a6b76bff9d7ee01fb73b4

Është shkarkuar nga detyra punonjësi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë, i cili u xhirua teksa fyente një qytetare që priste të merrte shërbimin.

Video e publikuar nga Nisma Thurje nxiti një reagim të menjëhershëm, ndërsa mësohet se drejtori Astrit Hado ka marrë vendimin për shkarkimin e punonjësit.

“Fol mirë me mua, unë jam ai që s’ta mbush mendjen, të çan bythën dërr dërr dërr, si s’të vjen zor, ik e dreq, më tregon çunin mua, më plasi trapi mua kë ke çun …”, ishin vetëm disa nga fjalët me të cilat ish-punonjësi i drejtohej zonjës.

VIDEO

Njoftimi i ISSH:

Shkarkohet punonjësi i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore të Tiranës, i cili ofendoi qytetaren.

Menjëherë pas vënies në dijeni të pamjeve të xhiruara dhe të transmetuara në mediat online, që tregojnë qartë qëndrimin jashtë çdo norme të punonjësit J. Xh. ndaj një qytetareje, që priste t’i shërbehej, drejtori i sigurimeve shoqërore vendosi menjëherë shkëputjen e marrëdhënieve të punës.

J. Xh. ishte në marrëdhënie pune provizore, duke filluar nga 1 nëntor 2016, me detyrë operator, në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë. Ndaj tij u mor masa e shkarkimit, ndërkohë që do të ndiqen dhe rrugët e mëtejshme administrative.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore falënderon mediat për bashkëpunimin, duke kontribuar që asnjë qytetar të mos ndihet i diskriminuar në shërbimin ndaj tyre nga punonjësit e sigurimeve shoqërore.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img