Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Video SKANDALOZE ku nxënësit përdornin fjalë banale, “justifikohet” drejtoresha: Sjellja e tyre është pasqyrë e prindërve, në shkollë hyjnë e dalin si pëllumba

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka shkaktuar reagime të shumta një video e publikuar në rrjetet sociale, ku nxënësit e një shkolle 9-vjeçare në Shqipëri përdorinin fjalë banale në prani të mësueses së tyre.

Ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” është diskutuar për këtë temë, ku e ftuar ka qenë edhe drejtoresha e shkolëls “Misto Mame” në Tiranë, Ariana Maçi. Ajo ka dalë në mbrojtje të mësueses, duke u shprehur se sjellja e nxënësve është pasqyrë e problemeve të prindërve.

Sipas saj, në shkollë fëmijët “hyjnë e dalin si pëllumba”, teksa shtoi se prindërit marrin njoftime çdo ditë sesa orë ka qenë fëmija i tyre në shkollë.

“Kjo nuk është qasja e shkollave tona. Në shkollat tonë hyjnë e dalin fëmijë si pëllumba. Sjellja e fëmijës është pasqyrë e problemeve të prindërve. Ne komunikojmë çdo ditë me prindërit e fëmijëve. Çdo fëmijë sot kur ka vajtur në shtëpi, babai ka lexuar në telefonin e tij sesa orë ka qenë në mësim fëmija”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE: SKANDALI/ “Je super p***, o zyshe të kam…”, fëmijët flasin me fjalor banal në klasë, mësuesja nuk bën asnjë reagim

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img