Një video që po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, tregon dhunën e ushtruar ndaj një gruaje nga një person që mund të jetë partneri i saj. Ngjarja ka ndodhur brenda një makine, në krah të autostradës Tiranë-Durrës.
Burri i ulur në vendin e shoferit e kap edhe prej flokësh gruan dhe ja përplas disa herë kokën. Biseda mes tyre kuptohet që është e tensionuar, pasi disa herë shoferi qëllon me grushte dhe kroskotin e makinës.
Nuk dihet qartësisht se çfarë lidhje kanë dy personat që ndodhen në makinë, por video është shpërndarë me shpejtësi në rrjetin social Tik Tok. Targa e mjetit, një Fiat Grande Punto, është e mbuluar dhe kjo e bën të vështirë identifikimin e dhunuesit.