Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

VIDEO/SKANDALI i farmacisë në Rinas, me 30 euro të japin një tampon negativ për të udhëtuar jashtë Shqipërisë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Të udhëtosh jashtë Shqipërisë është e pamundur nëse nuk ke një tampon negativ, por një farmaci jashtë Rinasit të siguron përgjigje negative të tamponit për vetëm 30 euro.

Skandali është zbuluar nga Fiks Fare, që ishte vënë në dijeni nga dy qytetarë të moshuar se për të kaluar në Rinas mund të merrnin tampon negativ te Farmaci Arsi. Gazetarja e Fiks Fare shkoi te farmacia, dhe i tha farmacistes se ishte e interesuar për një test covidi me përgjigje negative, pasi do të udhëtonte jashtë shtetit.

Farmacistja veproi njësoj siç kishte berë me çiftin e të moshuarve që kishin udhëtuar disa ditë më parë, që në këtë rast ishin prindërit e gazetares. Si në rastin e pare, shënoi në një copë letre të dhënat personale të personit që supozohet se kishte kryer testin.

Së bashku me përgjigjen negative e futi në një qese të vogël farmacie të shoqëruar me testin plastik që rezulton negativ. I gjithë procesi zgjati në më pak se 3 minuta dhe gazetarja e Fiksit nuk bëri asnjë test apo tampon, por vetëm pagoi 30 euro.

Fiksi: Si kaluat? Do ma bësh çik atë të testit si ma bëre për mamin dhe babin?

Farmacistja: Po. Do ikësh edhe ti?

Fiksi: Po

Farmacistja: Na tradhtove ëëëë?

Fiksi: Jo mi jo, unë jam kështu vajte-ardhje vetëm ma bëj ashtu siç ma bëre atë.

Farmacistja: Aaa që e bëra kështu…..

Fiksi: E mi që e bëre ashtu. Na e kanë bërë me detyrim na çmëndën.

Farmacistja: Të japin një letër ata për të plotësuar, atë e do që je negative se ato e regjistrojnë në sistem.

Fiksi: Po atë se shyqyr më kaloi mami dhe babi, thjesht ma shkruaj aty negative.

Farmacistja: Emër dhe mbiemër.

Fiksi: Ja ja zemër se e ke aty te pashaporta thjesht ma shkruaj aty.

Farmacistja: F…

Fiksi: Po. Po sa mirë që ju lejnë që t’i bëni kështu shpejt e shpejt. Negativ ëëë?

Farmacistja: Po

Fiksi: Sa bënte kjo?

Farmacistja: 30 euro.Faleminderit dhe udhëtim të mbarë.

Fiksi: Shyqyr që mbarojmë punë shpejt e shpejt. Faleminderit e mirupafshim.

Farmacistja: Kalofsh mirë!

Video nga Top Channel:

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img