Hapësire reklamuese

Aktualitet

Video-skandali +18/ ZBARDHET dëshmia e policit

Shkruar nga Newsbomb

Zbardhet dëshmia e policit Berhan Bajrakurti, i cili u arrestua dje pas publikimit të video-skandalit nga Newsbomb.al.

Mësohet se pas shumë orësh Bajrakurti ka pranuar ekzistencën e videos, pasi që prej dites së djeshme e mohonte.

Polici ka deklaruar se ka një lidhje, por nuk ka pranuar të japë detaje rreth kësaj apo identitetin e personit që ndan lidhjen, ndërsa ka theksuar se nuk bëhet fjalë për një 15-vjeçare.

"Videoja është e imja, por nuk ka lidhje me ngacmimin për të miturën. Kam qenë duke komunikuar me një tjetër person që kam një lidhje", ka thënë ai. 

Ndërkaq, organet hetimore i kanë sekuestruar celularin që prej ditës së djeshme po bëhet kqyrja dhe materialet që do dalin pritet të zbulojnë personin që efektivi i ka dërguar materialet me përmbajtje të turpshme.

Ndërkohë, oficerë të Prokurorisë kanë shkuar në shkollën e fshatit, nga ku erdhi denoncimi anomin për të kryer verifikime dhe për të marrë dëshmi nëse ka në atë shkollë një vajzë që është abuzuar.

Ndërkohë, sot në komisariatin e Malësisë së Madhe ishte ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ku theksoi se janë në kërkim të denoncuesit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll