Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

VIDEO/ “Si sot, 16 vite më parë humba nënën”, Rozana Radi e shokuar nga video e Megi Pojanit: Ti nuk je mirë mendërisht

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ “Si sot, 16 vite më parë humba nënën”,
Video e moderatores Megi Pojani në varrin e stërgjyshes së saj ka sjellë reagime të forta jo vetëm nga ndjekësit, por edhe nga figura të njohura të showbizit. E shokuar nga këto pamje ku moderatorja shihet teksa dredh të pasmet dhe tallet mbi varrin e familjares së saj, ka reaguar edhe këngëtarja Rozana Radi e cila tregon se si sot 16 vite më parë ka humbur nënën dhe kjo video e Megit e ka tronditur. Madje, madje Rozana thotë se moderatorja nuk është mirë mendërisht pasi një person me mendje të kthjellët dhe me një arsye të fortë nuk i bën këto veprime. "Nuk ka qenë një ditë e mirë sepse si sot para 16 vitesh kam humbur nënën në një moshë relativisht të re. Ndërkohë sot shikoj në rrjet një video të shëmtuar të Megi Pojanit në varreza e cila më ka shokuar më ka lënë pa fjalë. Nuk e di se çfarë është në gjendje njeriu të bëjë për pak famë, nuk e kuptoj dhe nuk e arsyetoj dot këtë video. Nuk gjej fjalë, mo Megi Pojani të ruajt Zoti mendt e kokës sepse mendoj se ti nuk je mirë mendërisht, ti ke probleme”, dëgjohet të thotë Rozana. LEXO EDHE: Drodhi të pasmet në varrin e familjares, Noizy reagon ashpër për Megi Pojanin: Kështu do tallen edhe me ty moj kok b*le femër
 
View this post on Instagram
 

A post shared by ?????? ???? ? (@rozana_radi)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese