Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

VIDEO SI NËPËR FILMA/ Plas SHERRI në mes të rrugës në Tiranë, qytetari merr makinën dhe tenton të përplasë çiftin, efektivi i policisë parandalon krimin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një efektiv policie ka arritur të parandalojë një ngjarje kriminale që mund të kishet ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Dy persona janë përleshur fillimisht me grushta në mes të rrugës, ndërsa më pas njëri prej tyre ka marrë makinën dhe ka përplasur automjetin e tjetrit. Fatmirësisht në vendngjarje është ndodhur edhe një agjent policie, i cili ka bërë të mundur që situata të mos agravonte.

Efektivi ka nxjerrë armën dhe i ka kërkuar personit me bluze të kuqe që të dalë nga makina, ndërsa siç shihet edhe në videon e Ora News, pas tij kanë mbërritur edhe disa policë të tjerë që kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Personi me bluzë të kuqe ende i paidentifikuar për momentin, sipas njërës nga vajzave që ndodhej në këtë konflikt, sapo kishte dalë nga burgu.

Video nga Ora News:

Më shumë




spot_img








spot_img