Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Si nëpër filma, me vrap nëpër ara, momenti kur shqiptarët arratisen nga burgu në Itali

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Si nëpër filma, me vrap nëpër ara, momenti kur

Tre shqiptarë janë arratisur ditën e djeshme nga burgu i Trevisos në Itali.  Tre të burgosurit prenë hekurat e qelisë dhe zbritën jashtë me çarçafë dhe arritën të arratiseshin. Një skenë tipike nga filmi vizatimor ” Vëllezërit Dalton ” i frymëzuar nga komiku Lucky Luke.

Dy prej tyre u kapën nga policia, ndërkohë 27-vjeçari Edison Pula arriti që të largohet.

Kush është Edison Pula:

Ende në arrati Edison Pula , 27 vjeç nga Shqipëria. Ai u arrestua në shkurt në qendrën tregtare Emisfero di Silea. Pula ishte pjesë e bandës së grabitjes së shtëpive që shënoi 50 goditje mes Trevisos dhe Bellunos dhe është një nga të dyshuarit për grabitjen e naftëtarit Miotto në Mogliano Veneto.

Ai ndodhej në burg me urdhër-arresti europian, për tentativë vrasje , grabitje , posedim lëndësh plasëse dhe krime të tjera lidhur me trafikun e drogës , të gjitha të kryera në Shqipëri.

https://www.youtube.com/watch?v=io0s0LOQo0Q

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese