Katër shqiptarë kanë tentuar të vjedhin një vilë në Spanjë, të veshur me rroba të zeza, por pa mundur ta çojnë deri në fund qëllimin e tyre.
Ata u filmuan nga kamerat e sigurisë dhe u vunë re nga fqinjët, të cilët njoftuan policinë.
Ngjarja ndodhi në San Andres de Comesana, ku policia arriti të arrestonte vetëm një prej tyre, ndërsa 3 të tjerët u arratisën dhe janë fshehur në mal.
Gjatë ndjekjes nga policia njëri prej tyre nxori armën, duke bërë që edhe efektivët të mos kishin mundësi t’i ndiqnin për të shmangur përplasjen me armë zjarri.
Policia sekuestroi një makinë me targa francize, ku brenda saj janë gjetur maska dhe material për grabitje.