Si çdo vit tjetër edhe këtë vit shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbajtur paradën e tyre në rrugët e Nju Jorkut.
Si çdo qershor tjetër, rrugët u mbushën me flamurin shqiptar dhe me veshjet tradicionale shqiptare, apo edhe me ato kuq e zi. Të shumtë ishin emrat e njohur të fushave të ndryshme që morën pjesë në festën e përvitshme dhe i vendosën “zjarrin” rrugëve me këngët shqiptare.
Festa ka zgjatur për disa orë, ku nuk kanë munguar simbolet tradicionale, vallet, duke bërë jehonë në media dhe rrjetet sociale.



Galeria fotografike ()
Sondazh
Poll