Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Shpërthimi me tritol, momenti kur hidhet në erë hotel “Bizant” në Sarandë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Shpërthimi me tritol, momenti kur hidhet në erë hotel

Ky është momenti kur hotel “Bizanti” është hedhur në erë me tritol duke e rrafshuar me tokën.

Hoteli në shëtitoren e Sarandës u hodh në erë me një sasi të madhe tritoli mëngjesin e sotëm rreth orës 05.50. Nga shpërthimi hoteli u shemb dhe gjithashtu mbetën të dëmtuar disa biznese përreth.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme shpërthimi ka qenë shumë i fortë, pasi kamera e sigurisë që ka kapur momentin, shihet duke u lëkundur.

Spiro Çabiri, një ndër bashkëpronarët e këtij hoteli ka qenë në konflikt gjyqësor me bashkëpronaren tjetër Evangjeli Dhimitri dhe kjo është shënuar edhe në njoftimin për shtyp që ka dhënë drejtoria e policisë së qarkut mëngjesin e sotëm. Familjarët e ortakëve janë thirrur në polici, si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Që nga viti 2002 e deri tani, dy bashkëpronarët nuk kishin gjetur asnjë zgjidhje me njëri tjetrin dhe ndërkohë proceset gjyqsore vazhdonin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese