Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar dje në një pallat në Tiranë. Bëhet me dije se shpërthimi është dëgjuar në një pallat në rrugën “Njazi Meka”, e njohur si zona e Alliasit.
Sipas Policisë Tiranës, dje rreth orës 06:56, në sallën operative të DVP Tiranë ka telefonuar shtetasi K. B, i cili newsbomb.al mëson se është Kozak Braçi, dhe ka deklaruar se rreth orës 03:00 kishte dëgjuar një zhurmë në sheshpushim e pallatit.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, është provuar se zhurma ka ardhur si pasojë e plasjes së një kapsolle me lëndë piroteknike, e konfirmuar dhe nga eksperti anti-eksploziv, pa shkaktuar asnjë dëm material.
Në videon e mëposhtme, duket momenti kur Kozak Braçi ishte “live” në Instagram dhe ka ndodhur shpërthimi. Ky i fundit, ndiqet mjaft nga të rinjtë në rrjetet sociale.