Motori i një aeroplani turistik në të cilin ndodheshin 321 persona, në Tajlandë ka shpërthyer. Gomat e tij shpërthyen gjatë ngritjes duke çuar kështu në ndërprerjen e menjëhershme nga piloti.
Sipas mediave të huaja mësohet se janë dërguar në emergjencë 309 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në Phuket (Tajlandë) për të pritur aeroplanin tjetër.
Fotot dhe pamjet dramatike treguan Boeing 767-306ER të përfshirë nga zjarri i papritur për shkak të një rrjedhjeje të motorit.
Pajisjet e uljes gjithashtu u ndezën nga flakët në të njëjtën anë të djathtë të avionit kur avioni ndërpreu nisjen e tij, thanë raportet.
Fatmirësisht si pasojë e këtij incidenti nuk pati viktima dhe as të plagosur pasi ndërhurja e pilotëve dhe emergjencave për të marrë situatën nën kontroll ishte e menjëhershme.