Kryetari i Grupi Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ditën e sotme ka shpërthyer në Kuvend deri në sharje, pasi deputetët e pozitës po bënin zhurmë, teksa ai mori fjalët për të kundërshtuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Tahiri u ngrit në këmbë që të replikonte kundër ministres Haxhiu e cila i kërkonte të “qetësohej”.
“Z. Tahiri nuk ke nevojë me u shqetësu. Qetësohu. Qetësohu. Ju nuk keni të drejtë ti honi “mbylle” ministres së Drejtësisë dhe askujt tjetër”, tha ajo.
“Të gjitha krimet që i keni bërë do të zbardhen”, tha ajo ndër të tjera.
Teksa po përpiqen t’i përgjigjen Haxhiut nga vendi, Tahiri u është drejtuar deputetëve të LVV-së duke i thënë: Hajde më shumë, më shumë. A robt jua q***.