Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

VIDEO shokuese e Xhelal Mziut: Kemi gati grupet tona, na telefononi dhe çdo person i dyshimtë do e pësojë si ai i Elbasanit!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas ngjarjes së rëndë në Elbasan, ku persona të armatosur pjesë e “strukturës për mbrojtjen e votës së PD” qëlluan për vdekje mbështetësin e PS Pjerin Xhuvani dhe plagosën disa te tjerë, mes tyre një police, duket se PD e përdor këtë ngjarje si “triumf”.

Xhelal Mziu, kandidat i Partisë Demokratike për deputet në Dibër, ka bërë një deklaratë shokuese dhe të papranusheme, në mbyllje të një takimi elektoral. Mziu iu ka bërë thirrje mbështetësve të tij që ta mbrojnë me gjak votën,pasi grupet e tyre janë gati të përsërisin ngjarjen e Elbasanit.

“Kemi ngritur grupet e gatshme nga sot dhe në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit”, iu drejtohet Mziu banorëve të Dibrës. Madje, ai kërkon që ata të mbrojnë votën me gjak.

“I bëj thirrje çdo qytetari të Dibrës të dalë dhe ta mbrojë me gjak, me sopata, me drunj apo çfarë të dalë para kushdo që do përdorë voton e një qytetari. Jam i sigurtë që jo vetëm demokratët , por edhe socialistët janë bashkuar në këtë betejë”, shtoi Xhelal Mziu.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img