Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO: Shkatërrohet baza e drogës në Kurbin, shpallet në kërkim drejtori i Kurbinit që e kishte kthyer magazinën në fermë kanabisi (EMRAT-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO: Shkatërrohet baza e drogës në Kurbin, shpallet në

Edmond Stojani, drejtor i Kadastrës së Kurbinit është shpallur në kërkim nga Policia pasi në bashkëpunim me një person të tjerë, e kishte kthyer një magazinë në fshatin Gjormë në fermë për kultivimin e kanabisit.

Sakaq, nga Policia është arrestuar shtetasi Vranicki Hicku 24 vjeç, që bashkëpunonte drejtorin e Kadastrës.

Sipas Policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Fushë Gjormë, Kurbin, kishin përshtatur katin e dytë të një magazine të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. 

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 205 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo.

Gjithashtu, gjatë kontrollit, në ndërtesë u konstatua  një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike.

Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit V. H. është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë  zjarri pushkë me dylbi të montuar.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, "Armëmbajtja pa leje" dhe “Vjedhja e energjisë elektrike".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll