Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

VIDEO/ Shënoi gol dhe ia dedikoi mamasë pas ndarjes nga jeta, prek futbollisti shqiptar: Ky ishte për ty, do më mungosh shumë

Lajme të ngjashëm

Pak javë më parë një lajm i trishtë mbuloi botën e futbollit teksa bëhej me dije se trajneri i njohur, Dorian Bubeqi, kishte humbur bashkëshorten e tij, e cila ishte ndarë nga jeta. Një moment tragjik për familjen Bubeqi që duhet të kalonin një situatë aspak të lehtë.

Ditën e sotme, Irdo Bubeqi, djali i teknikut, shënoi një gol në ndeshjen e kampionatit të moshave mes Besës dhe Bylisit. Irdo në pjesën e dytë barazoi shifrat për Besën me një penallti dhe “festa” e golit ishte një dedikim i tëri për mamanë e tij. Në rrjete sociale, djaloshi prek lexuesit me fjalët e tij të trishta.

“Mami ky gol ishte per ty , nuk mendoj se do të shërohem ndonjëherë nga tragjedia e pashmangshme e vdekjes sate të papritur. Faleminderit që je rrezja ime e dritës në jetë. U prefsh ne xhennet ️, do te me mungosh shume. ”- shkruan Irdo.

 

Më shumë