Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

VIDEO/ Shembet magazina e firmës Amazon në Itali, humb jetën punëtori shqiptar (EMRI-FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Alessandrias në rajonin e Piemontes në Itali. 

Një magazinë që po ndërtohej dhe që i përkiste kompanisë amerikane Amazon, është shembur duke i marrë jetën një emigranti shqiptar i cili pak ditë më parë kishte mbushur 50-vjeç. Flamur Alsela banonte në komunën Chiari në provincën e Breshës. Të plagosur kanë mbetur dhe pesë persona të tjerë, njëri prej të cilëve në gjëndje të rëndë.

640 0 608ac3f4abf9f 1

Në momentin e ngjarjes gjashtë punëtorë, mes të cilëve dhe emigranti shqiptar, ndodheshin në ndërtesë e janë rrëzuar nga një lartësi 10 metra dhe janë dërguar në spitalin e qytetit në Alesandrino e në Novi Ligure.

Ende nuk janë të qarta shkaqet e kësaj tragjedie, por sipas hetimeve të para rrëzimi i një pllake betoni ka provokuar dhe shembjen e një trau mbajtës që ka çuar në shkatërrimin e të gjithë strukturës.

Kompania Amazon ka komentuar se “është një ngjarje e tmerrshme e se i gjendet pranë familjes së viktimës e të plagosurve.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img