Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Sara ia përmend sërish Bardhit boksierin: Ka qenë kampion, u mbylla në shtëpi për të

Shkruar nga Newsbomb
Sara ia përmend sërish Bardhit boksierin: Ka qenë kampion, u

Pavarësisht që krah vetes ka një artist si Bardhi me të cilin kalon momente romantike brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Sara s’ndalon së përmenduri ish partnerin e saj, boksierin Jurgen Uldedaj.

Në prezencën e këngëtarit, modelja ka diskutuar me banorët e tjerë të shtëpisë për triumfet dhe humbjet e Jurgenit në karrierën e tij si boksier.

Sara tregoi se si ai pësoi vetëm një humbje në karrierë për shkak se kishte debatuar me të. Kjo bisedë u duk e pavënd nga Roza, e cila iu drejtua duke i thënë se s’mund të bisedojë për Jurgenin në shtëpi, kur në krah ka një djalë të mrekullueshëm si Bardhi i cili sipas moderatores është ai që po vijon ta mbajë Sarën në shtëpi.

Më tej ajo tregoi dhe pse vendosi që t'i jepte fund marrëdhënies me boksierin, për t’i dhënë mundësi njohjes së re brenda shtëpisë.

“Erdhi një moment kur mendoja, se ai tjetri ka 100 gabime, kurse ky që po njoh tani qenka me të vërtet djalë i mirë. Përfundim s’ka pse të vazhdoj unë me atë, kur mund të rri me këtë djalin që më pëlqen mua shumë”, tha ajo, duke shtuar se më herët ka qenë e fokusuar te ai.

“E gjithë lidhja ime ka qenë e dedikuar tek ai. Unë që kishte investuar shumë tek vetja, momentin që unë nisa një lidhje me të, jam mbyllur në shtëpi. Kam lënë punën, kam lënë shkollën. Jam mbyllur në shtëpi 1 vit e tre muaj”, theksoi Sara.

 

Pjesë nga biseda:

Sara: Ky fjali ka qenë kampion absolut përfaqësues i Shqipërisë. 15 ndeshje, 15 fitore, 0 humbje. Unë kam qenë në mënyrë indirekte përgjegjëse për humbjen e tij të parë në karrierë pas gati 20 vitesh përkushtim nga ana e tij.

Bardhi: Është duke folur për më herët

Sara: Më herët. Që ka qenë ndeshja e ti je fundit para kësaj që unë për të cilën kam pyetur produksionin, jo atë vetë. Mbas ndeshjes që ai humbi nuk pati më ndeshje dhe derisa jam futur këtu 

Roza: Pse e humbin ndeshjen 

Sara: Për shkak të një problemi që ne patëm

Roza: U zutë bashkë dhe ai nuk ishte në gjendje që të ndeshej 

Sara: Nuk dua të jap detaje për këtë, ka qenë ndeshja e parë që ai ka humbur

Roza: E ai piu ilaçe, piu qetësuesa

© Credits https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

https://www.tiktok.com/@bigbigbrothervip/video/7338586291962924321?is_from_webapp=1&sender_device=pc

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese