Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
51 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
36 °
Die
37 °
E mërkurë, 29 Qershor, 2022
spot_img

VIDEO/ Rrëzohen nga lartësia dy turistë të moshuar te “Syri i Ciklopit,” ndërhyn policia me helikopter

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy turistë kanë rënë nga lartësia në vendimn e quajtur “Syri i Ciklopit”.

Uniformat blu bëjnë me dije se dy shtetasit D.K 50-vjeçe dhe K.K, 80-vjeç, rreth orës 16:30, teksa ishin duke eksploruar natyrën dyshohet se kanë rënë nga lartësia në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”.

albsig

spring

Menjëherë forcat policore dhe një helikopter u nisën drejt vendit të ngjarjes ku bënë të mundur nxjerrjen e turistëve dhe transportimin e tyre drejt spitalit të Traumës aty ku dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 2 turistëve që u dëmtuan gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”.

Sot, rreth orës 16:30, në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”, duke eksploruar natyrën, dyshohet se kanë rënë nga lartësia, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasit D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e tyre nga vendi ku ishin rrëzuar.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencave është bërë e mundur nxjerrja e 2 shtetasve të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.

Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img