Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Video-rrëfimi i dëshmitarit X, flet për herë të parë Fatmir Xhafaj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nën shoqërinë e ambasadores gjermane në ambientet e Task-Forcës Speciale i është përgjigjur interesit të gazetarëver për videon e publikuar dje nga PD me rrëfimin e dëshmitarit X, Albert Veliu.

“Sajesë dixhitale” e cilësoi Xhafaj atë rrëfim.

“Lidhur me dëshminë e paraqitur nga Partia Demokratik… Dua t’ju themëtu jemi në vendin e task-forcës speciale, atje jemi në vendin e sajesave dixhitale, detyra ime është të punoj për prokurorinë speciale, policinë speciale, detyra e tyre është të punojnë për qytetarin dixhital të sajuar, kjo nuk është çështja ime, është çështja e atyre, unë kam zgjedhur të këtë rrugë, ata kanë zgjedhur atë rrugë. Për mua është shumë e rëndësishme të bëj detyrën”, tha Xhafaj.

DEKLARATAT E PLOTA

Ambasadorja Susanne Schütz: Sapo pata një vizitë në ambientet e Task Forcës. Qëllimi i vizitës ishte që të informohem për punën e bërë nga Task Forca. Mund të them që dal me përshtypje shumë pozitive. Ne kemi filluar tashmë bashkëpunimin e ngushtë me Task Forcën. Kemi arritur rezultatet e para dhe do të vazhdojmë që ta mbështesim aktivisht këtë Task Forcë.

Dua të theksoj që lufta kundër krimit të organizuar është një ndër prioritetet kyçe për ecjen përpara të Shqipërisë në drejtim të integrimit në BE. Është diçka shumë e rëndësishme dhe dua që të them që ne do të vazhdojmë që të mbështesim në këtë drejtim.

Ministri Xhafaj: Dëshiroj të falënderoj me këtë rast Ambasadoren për vizitën dhe për mesazhet që përcolli gjatë takimit me drejtuesit e Task Forcës Speciale që operon në kuadrin e operacionit “Forca e Ligjit”, por dhe për Task Forcën “Anti-Skifter” që punon së bashku me Policinë gjermane në Shqipëri dhe në territorin gjerman. Është rasti për të theksuar mbështetjen e veçantë që Qeveria Federale e Gjermanisë, Ministria e Brendshme, Policia gjermane është duke i ofruar Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, drejtpërsëdrejti operacionit “Forca e ligjit” në luftën kundër krimit të organizuar.

Mbështetja gjermane nuk ka qenë thjesht në kuadrin e këshillave konkrete, rekomandimeve konkrete, por një asistencë konkrete në hartimin e gjithë kësaj strategjie, e gjithë këtij plani veprimi dhe mbi të gjitha me kontribute konkrete në çështje konkrete.

Ne kemi disa çështje, Task Forca në proces hetimi policor të përbashkët me autoritetet policore gjermane. Janë çështje shumë të ndjeshme edhe për publikun shqiptar.

Pala gjermane, homologët tanë, kolegët e Policisë gjermane janë duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, jo thjesht asistence, por edhe shkëmbim informacion, hetim të përbashkët, për të pasur sukses në hetimin e këtyre çështjeve të rëndësishme për publikun shqiptar dhe jo vetëm për publikun shqiptar.

Unë e vlerësoj shumë prezencën e Ambasadores edhe për mesazhet që ajo përcolli në mbështetje të Task Forcës edhe për mesazhet e qeverisë së saj për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe unë besoj që marrëdhëniet ndërmjet dy Policive, ndërmjet dy Ministrive në këtë fushë do të forcohen më tej dhe besoj se do të jenë marrëdhënie model edhe për tu ndjekur në raport me vendet e tjera europiane që janë gjithashtu të interesuara në funksion të këtij bashkëpunimi.

Pyetje: Në Gjermani është kapur Arbër Çekaj, por vetëm 72 orë më parë edhe një organizatë me 1.2/1.8 ton kokainë. A janë shqiptarët shqetësim për sigurinë gjermane, dhe pyetja e dytë, a e keni parë Albert Veliun një ditë më parë, keni një koment?

Ministri Xhafaj: Për sa i përket çështjes së parë më duhet të them shqiptarët nuk janë, nga pikëpamja e statistikave që ne disponojmë nga kolegët tanë, ndër vendet që zënë, që kanë një peshë të rëndësishme në krimin e zhvilluar në territorin gjerman nga të huajt. Dhe sa për dijeninë tuaj, përjashto ato vepra penale që lidhen me kalimin e paligjshëm apo emigracionin e paligjshëm, për pjesën tjetër ndër të huajt, shqiptarët renditen në vendin e 15-të në Gjermani.

Por kjo nuk do të thotë që nuk ka probleme, përkundrazi, ka jo pak probleme që lidhen në fushën e trafikut të drogës, në fushën e trafikut të qenieve njerëzore, në fushën e vjedhjeve të banesave apo mjeteve motorike, të cilat siç thashë janë çështje që ne i trajtojmë bashkërisht me kolegët tanë gjermanë, në kuadrin e operacionit ‘Forca e Ligjit’ përmes Task Forcës dhe në kuadrin e njësisë “Anti-Skifter” të ngritur për hetime të përbashkëta me palën gjermane, përfshi edhe çështjet, të cilat ju sapo i përmendët.

Përsa i përket asaj që më pyetët për dëshminë e paraqitur dje nga PD, dua t’ju them një gjë që këtu jemi në vendin e Task Forcës Speciale, kurse atje jemi në vendin e ‘sajesave dixhitale’.

Për të tjerat, detyra ime është të punoj për Prokurori speciale, për Polici speciale. Detyra e tyre është të punojnë për ‘qytetarin dixhital të sajuar’.

Kjo s’është çështja ime, është çështje e tyre. Unë kam zgjedhur këtë rrugë, ata kanë zgjedhur atë rrugë. Për mua është shumë e rëndësishme të bëj detyrën.

Më shumë

spot_img