Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO/ Rojes i bie të fikët para arkivolit të Mbretëreshës Elisabeth

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Rojes i bie të fikët para arkivolit të
Një prej gardianëve mbretëor ka humbur ndjenjat teksa ishte duke qëndruar para arkivolit të mbretëreshës Elisabeth, që prehet brenda sallës Westminster. Pamjet, të shpërndara në rrjetet sociale, tregojnë se roja me uniformë humb ndjenjat dhe përplaset në tokë. Janë dy roje të tjerë që vrapojnë për t’i dhënë ndihmën e parë. Arkivoli i monarkes u transportua në një karrocë armësh përmes Londrës, ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë ishin rreshtuar në të dy krahët e rrugës dhe i bënë nderimet e tyre. Arkivoli i Mbretëreshës tani do të pushojë nga ora 17:00 e së mërkurës, 14 shtator deri në orën 6:30 të mëngjesit të së hënës më 19 shtator, ditën e funeralit. Zyrtarët presin që deri në 750,000 njerëz do të shohin arkivolin e mbretëreshës së ndjerë.  

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.