Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO: Riaktivizohet vatra e zjarrit në Dukat, nis ndërhyrjen helikopteri i ardhur nga Holanda

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO: Riaktivizohet vatra e zjarrit në Dukat, nis ndërhyrjen

Është riaktivizuar gjatë natës vatra e zjarrit në Dukat të Vlorës.

Flakët po përhapen me shpejtësi edhe mëngjesin e sotëm, të ndihmuara nga thatësira dhe era e fortë.

Po ashtu kritike mbetet situata edhe në Gadishullin e Karaburunit, ku gjatë natës është aktivizuar një tjetër vatër zjarri në Gjirin e Gramës.

Një helikopter i ardhur nga Holanda ka mbërritur në Vlorë, dhe tashmë ka nisur nga puna për shuarjen e flakëve.

Në terren ndodhen Forcat e Armatosura dhe zjarrfikëset. Mbi 1,200 hektar kullota dhe 35 hektar me pemë të larta janë djegur deri tani në Karaburun.

Helikopteri holandez që po operon në këtë zonë është model "Boeing CH-47 Chinook" dhe ka një kapacitet prej 10 mijë litra ujë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll