Policia e Tiranës ka vënë në pranga një nga personazhet më të ndjekura në rrjetin social “TikTok”. “Sheiku i Durrësit” ashtu si dhe të gjithë e njohin është arrestuar nga blutë e Tiranës pasi tregtonte bombola të kontrabanduara që dyshohet se përbajnë lëndë të rrëzikshme për shëndetin (azot).
Ka qenë vetë 21-vjeçari ai i cili shfrytëzonte famën që kishte në rrjetet sociale për të marketuar drogën më të re të quajtur “tullumacet”. Ai i reklamonte bombolat në rrjete sociale dhe bënte thirrje për t’i blerë në tabakinon e tij.
LEXO EDHE: Tullumbace me azot, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë, lëndën e shiste në në tabakino
Kjo drogë e re e cila është futur së fundmi në treg dhe është kthyer në trend për të rinjtë shkakton një sërë pasojash për organizmin.
Oksidi i azotit është një substancë e cila thithet nga një tullumbace. Efektet e oksidit të azotit zgjasin nga 1 deri në 5 minuta.
PASOJAT:
-Marramendje
-Eufori
-Qeshje e pakontrolluar
-Halucinacione vizuale dhe dëgjimore
-Shikim i turbullt
-Humbje e ekuilibrit
-Dhimbje në gjoks
-Dhimbje koke
@sheiku.durresit.official @tullumbaca #sheikudurresit #fy ♬ original sound - ?sheiku.durresit.official?