Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
15 °
Mar
13 °
Mër
9 °
E shtunë, 1 Prill, 2023

VIDEO/ Rama publikon pamje nga bajpasi i Gjirokastrës: Në pranverë do t’i japë zemrës së qytetit një jetë të re

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga bajpasi i Gjirokastrës, i cili ditë ditës po merr formë për tu hapur përfundimisht në pranverë.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama shkruan se ky bajpas do t’i japë zemrës së qytetit të Gjirokastrës një jetë të re, duke hequr makinat, zeruar ndotjen e garantuar lëvizjen e këmbësorëve në të gjithë zonën muzeale.

Gjithashtu ky projekt do ndihmojë në çlirimin e potencialeve të reja të zhvilliimit të turrizmit, i cili vit pas viti është në rritje.

“Po merr formë përfundimtare Bajpasi i shumëpritur e i premtuar prej dhjetëra vitesh i Gjirokastrës, i cili në pranverë 2023 do t’i japë zemrës së qytetit një jetë të re, duke hequr makinat, zeruar ndotjen e garantuar lëvizjen e këmbësorëve në krejt zonën muzeale, por edhe duke çliruar potenciale të reja të zhvillimit të turizmit që rritet vit pas viti”, shkruan Rama krah videos.

Më shumë