Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Qytetari nxjerr blof PD, si mashtroi me lajmin për bonusin e qirasë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Qytetari nxjerr blof PD, si mashtroi me lajmin për bonusin e
Nik Prendi

Nik Prendi, qytetari nga Kombinati, për të cilin Partia Demokratike tha se nuk e kishte marrë bonusin e qirasë dhe nuk ishte ndihmuar nga Bashkia e Tiranës, shprehet në një video se pretendimi i PD-së nuk është i vërtetë.

Ai thotë se është trajtuar dhe e ka marrë bonusin e qirasë prej 180 mijë lekësh të vjetra.

Familja e Prendit, banesa e së cilës pas disa fazash ekspertimi u cilësua me dëmtimin DS4 nga tërmeti i nëntorit 2019, ka marrë çdo ndihmë ligjore nga Njësia Administrative 6, madje ka përfituar edhe ndihma ushqimore.

“Unë s’fola as një llaf, thashë po më ndihmun mirë, po s’më ndihmun prapë mirë. Nuk më pyetën për bonus”, dëgjohet të thotë qytetari Nik Prendi.

Tani nuk dihet se kush realisht gënjen, PD, qytetari i cili mund të jetë gjendur në “presionin” e filmimit apo Bashkia.  

Për më shumë shihni videon:

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll