Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

VIDEO/ Putin duke çaluar në Teheran, thashetheme të reja për problemet e tij shëndetësore

spot_img

Lajme të ngjashëm

I fuqishmi i Kremlinit, Vladimir Putin, ka dalë duke çaluar nga avioni që e ka transportuar në Teheran dje.

Pamjet e Putin duke çaluar po bëjnë xhiron e botës duke përforcuar thashethemet për gjendjen e tij shëndetësore. Presidenti rus vizitoi kryeqytetin iranian ku zhvilloi bisedime me liderin suprem fetar të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Në videon përkatëse të postuar në Twitter nga gazetat britanike “The Sun” dhe “Daily Mail”, Putini është paraqitur duke ecur me vështirësi pasi ka zbritur nga avioni.

Ndërsa lufta në Ukrainë po vijon, thashethemet thonë se ai po  vuan nga sëmundje të ndryshme, duke përfshirë kancerin dhe Parkinsonin.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img