Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Pushuesit largohen nga plazhi në Sarandë, turistja suedeze e tmerruar: Na kërcënuan, thanë e kemi marrë me qira

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Pushuesit largohen nga plazhi në Sarandë, turistja suedeze e

Një turiste suedeze dhe bashkëshorti i saj janë përzënë nga plazhi në Sarandë, pasi sipas saj, ishin shtrirë me peshqirë buzë detit dhe nuk kishin marrë shezlongë. Ajo ka ndarë eksperiencën në rrjetet sociale dhe thotë se është tmerruar.

Siç shihet dhe nga pamjet, dy persona që kanë pretenduar se janë pronarë të plazhit pasi e kishin marrë 100% me qira, u kanë kërkuar pushuesve të zhvendoseshin në çadra dhe të paguanin, ose në të kundër duhet të largoheshin, shkruan newsbomb.al.

Pushuesit nuk kanë pranuar të marrin çadër dhe janë kërcënuar se do largoheshin me forcë, të paktën sipas pretendimit të tyre. Turistja nga Suedia e ka ndarë eksperiencën e saj, të cilën e cilëson "shumë të pakëndshme" në një rrjet në Facebook kur mijëra pushues nga gjithë bota ndajnë eksperiencat e tyre për vendet që vizitojnë.

Më poshtë, shënimi që ka lënë turistja suedeze për ngjarjen në plazhin e Sarandës:

"Para disa ditësh unë dhe bashkëshorti im patëm një eksperiencë shumë të pakëndshme në një plazh të Sarandës. Pasi na terrorizuan për dy orë na detyruan të largoheshim duke na kërcënuar se do të na largojnë me forcë nga plazhi. Kemi marrë kërcënime dhe ofendime, ndërsa ata kanë pohuar se e gjithë prona është private pasi e kanë marrë me qira 100%."


Pamjet kur dy djem, që pretendojnë se zotërojnë plazhin, largojnë pushuesit:

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll