Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë dhuruar gjak sot për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë. Drejtori i Policisë së Durrësit, Neritan Nallbati dhe Drejtori i Policisë Berat Edmond Tarkaj, së bashku me dhjetëra punonjës në varësi të tyre, i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë dhuruar gjak për fëmijët e sëmurë.
Përveç sigurimit të rendit dhe sigurisë, policët janë bërë pjesë e nismave humanitare që kanë si qëllim mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.
Policia e Shtetit:
Strukturat e Policisë së Shtetit dhurojnë gjak, në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Berat i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Kryqit të Kuq, për të dhuruar gjak. Drejtori i DVP Durrës Neritan Nallbati dhe Drejtori i DVP Berat Edmond Tarkaj, së bashku me dhjetëra punonjës në varësi të tyre kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.
Duke iu përgjigjur thirrjes për dhurimin e gjakut, drejtuesit dhe punonjësit e Policisë kanë dëshmuar që krahas angazhimeve të përditshme për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, bëhen pjesë e nismave humanitare që kanë si qëllim mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të qytetarëve. #DhuroGjak #DhuroJetë