Hapësire reklamuese

Sporti

VIDEO/ 'Pse nuk e pe ti çfarë ndodhi? Shpërthen në ironi trajneri i Lushnjes: Po thamë të vërtetën e hamë (HISTORIA ME PESHKUN)

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Gjyla

Nuk i ka pritur aspak mirë vendimet e arbitrit kryesor trajneri i Lushnjes Ilir Gjyla, pas ndeshjes së humbur në Fier me rezultatin 3-1.

Pas përfundimit të ndeshjes ai ka shkuar të prononcohet për mediat, por ka qenë shumë i nxehur me arbitrimin, duke i "bërtitur" edhe gazetarit, që e pyeti se çfarë nuk shkoi siç duhet në ndeshje.

"Pse nuk e pe tiçfarë ndodhi", iu drejtua Gyla gazetarit, duke i thënë që vetë gazetari ta tregonte se çfarë kishte ndodhur në rastin e një penalltie të pretenduar nga lushnjarët.

Por më pas Gjyla ka vendosur ta kalojë me ironi disfatën, duke treguar edhe njën histori në familjen e tij.

"Vëllai im e ka shumë qejf peshkun. Shkoi njëherë mori një peshk të madh në Karavasta, dhe kur e pruri në shtëpi po e qëronte nëna. Kur vajta unë e gjeta që ky peshku i madh kur e çau kishte peshk të vogël brenda, kupton", tregoi trajneri, si për të thënë shprehejn "peshku i madh e ha të voglin", duke e lidhur me ekipin e tij që po dëmtohet nga arbitrat, të cilët favorizojnë ekipet kundërshtare të Lushnjes.

Pas kësaj deklarate ai nuk ka dashur të flasë më, duke ia lënë gazetarit fjalën ën mes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu