Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

VIDEO/ Protestuesi tregon dhunën nga policia: Efektivi më gjuajti me predhë! Më morën nga spitali dhe më çuan në Komisariat edhe pse isha i gjakosur

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Alban Hoxhaj, kryetari i grup-seksionit nr.8 i Partisë Dmeokratike, i cili mori pjesë në protestëne  sotme të organizuar nga Sali Berisha, ka treguar dhunën e ushtruar nga policias ndaj tij.

Ai tha se njëri prej efektivëve e ka goditur me një predhë edhe pse ishte në trotuar dhe ajshtë rrethimit të selisë së PD-së, ndërsa tregoi se efektivët e kishin marr nga spitali ku po merrte mjekim dhe e kishin dërguar në Komisariat.

Hoxhaj thotë se ka qenë reperi Stresi ai që e ka mjekuar, pasi nga koka e tij rridhte ende gjak, ndërsa shton se e njeh policin që e ka goditur.

“Jam Alban Hoxhaj, kryetar i grupseksionit 8, dega Kombinat. sot kam marrë pjesë në një protestë për të vajtur te Pd, te shtëpia jonë. Unë kam 30 vite që jam anëtar i PD-së, kam kontribuar për PD-në dhe nuk e kam parë asnjëherë individin. Unë i kam shërbyer PD-së. Nuk kam asgjë, as me Lulin dhe as me Saliun. Vajtëm në shtëpinë tonë. Jam i zhgënjyer aq shumë saqë… Më vjen keq të ndodhë kjo në PD, pasi vajtëm paqësisht. Unë me vete kam pasur vetëm një çadër dhe u përballëm me dhunën me gaz lotsjellës dhe me të gjitha.

Na poshtëruan dhe na nxorën jashtë PD-së. Në moment kur ne kishim dalë dhe rrinim në trotuar, mua më vjen një predhë nga forcat speciale, e cila më hodhi përtokë. Mirë që qëlloi ambulanca aty dhe vajta në Spitalin ushtarak. Më bënë mjekimet, skaner. Dhashë dhe një deklaratë. Pastaj më insistuan që të më nxirrinin, por unë nuk kam qenë mirë. Doktoresha tha që duhet të dalësh. Kanë ardhur shumë forca policie, donin të më shoqëronin. I thashë policëve ku do të më çoni? Unë i thashë nuk jam në gjendje.

A nuk ka një laptop policia që të më marrë këtu deklarimin, por më thanë jo duhet të vish. Më çuan te drejtoria e policisë dhe më thanë për gjysmë ore do mbarosh punë. Prit se do vinin të më merrninin deklaratën, nuk erdhën. Ju kam thënë ore jam sëmurë nuk duroj dot. Kam 6 qepje. Jam me mjekime. Më lini i thashë në një dhomë tjetër. Më morën që aty, më futën në furgon, biles kam qenë me Stresin, më vunë prangat. Më sollën te 1-shi. Na kanë futur në birucë 20-30 veta aty. Gjaku më rridhte, biles Stresi më ka mjekuar. Kam qëndruar në këmbë dhe nuk donte ta dinte kush. I kam thënë ore duhet të më kërkoni falje se më goditët me predhë. Në momentin e goditjes kam qenë jashtë selisë së PD-së. Policia ka goditur. Ka qenë si tip karabinë që më qëlloi. Policin e njoh se vetëm ai kishte atë tip arme”, deklaroi Hoxhaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img