Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

VIDEO/ Profesori i lidhur me zinxhirë e duke qarë, publikohet traileri i “La Casa de Papel”, zbulohet kur nis seriali i famshëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Është publikuar një pjesë nga traileri i serialit më të njohur në të gjithë botën, “La Casa De Papel”. Vetëm pak sekonda, pasi traileri i plotë do të publikohet më 2 gusht.

Ndërkohë NETFLIX zbulon dhe datën e transmetimit të serisë së parë për sezonin e fundit, e cila do të shfaqet më 3 shtator.

Në videon e shkurtër të publikuar nga NETFLIX, shihet profesori i lidhur me zinxhirë dhe duke qarë nga inati, ndërsa përballë ka ish-shefen e policisë që e ndoqi këmba-këmbës, por u përjashtua nga radhët e policisë e më pas filloi ndjekjen personale ndaj grupit.

Para disa ditësh gjiganti i transmetimit njoftoi se xhirimet e serialit kishin përfunduar dhe se fansat nuk do të prisnin shumë.

“Çfarë nisi si bandë hajdutësh, përfundoi si familje. Përfunduan xhirimet e sezonit të pestë të “La Casa de Papel. Një falenderim për të gjithë fansat që ishin pjesë e rezistencës. Mezi presim t’ju tregojmë si përfundon kjo histori”, shkruhej në njoftimin e “Netflix” disa ditë më parë.

Sezoni i pestë dhe i fundit do të jetë i ndarë në dy pjesë. I pari në 3 shtator 2021 dhe pjesa e dytë më 3 dhjetor. Në pjesën e dytë janë përqendruar më shumë te situata emocionale e personazheve.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img