Të tjera përplasje banale në rrjetin social Tik-Tok kanë degjeneruar në përplasje fizike mes disa personave në Tiranë.
Këtë herë viktimë e dhunës që besohet se është nxitur nga vetë ofendimet që bën në rrjetet sociale është TikToksi i njohur si “Kebe”.
Ai është dhunuar me shkelma e grushte nga tre persona në zonën e Yzberishtit në Tiranë, vetëm pak ditë pasi shau një tjerër personazh të Tik Tokut, Aleks Vishën.
Lidhur me këtë ngjarje, policia bën me dije se ka proceduar shtetasit: D. D., 28 vjeç, E. H., 35 vjeç, dhe K. Xh., 35 vjeç, të tre banues në Tiranë, të cilët akuzohen për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Ndiqni pamjet: