Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

VIDEO/ Princ Leka s'fshihet më, del në rrugë dorë për dore me fotografen

Shkruar nga Newsbomb

Newsbomb e tha dhe lajmi mori dhenë muaj më parë lidhur me fundin e martesës së Princ Lekës dhe Elia Zaharias.

E pas lajmit të ndarjes me shpejtësi nisën të qarkullojnë të tjera lajme për Princ Lekën. U tha se ky i fundit ka nisur një romancë me fotografen Blerta Celibashi. Edhe pse deri më tani asnjëri nuk reagoi në lidhje me lajmin, mesa duket së fundmi zërat e “thashethemet”  janë “ vulosur”.

Një video po bën namin në rrjet. Princi dhe Blerta si duket kanë vendosur që të mos fshihen dhe t’ i treogjnë të gjithëve dashurinë e tyre.

Ata janë kapur teksa ecin dorë për dore dhe duke e ditur që qytetarët po i filmojnë “nuk e kanë çarë kokën” aspak dhe kanë vijuar të qeshin dhe të qëndrojnë afër njëri-tjetrit.

@ervin_koci_ #princleka #albania?? #tirana?? #shqip #Albania #diaspora #albaniantiktok #shqiptaretneperbote??? ♬ original sound - Ervin_Koci_

Historia  e dashurisë e Princ Lekës dhe Elias ishte fiks si ato dashuritë e mëdha me shikim të parë, që sapo sytë i shohin, zemra i gdhend thellë, dhe, shpreson që ta takojë përsëri. U njohën qysh në vitin 2002, por u takuan sërish dhe u dashuruan në 2008 dhe që prej atëhere ata ishin të pandarë.

Fryt i martesës së tyre është një vajzë, të cilën e kanë quajtur me emrin e veçantë dhe shumë kuptim për historinë e familjes Mbretërore, Geraldina. Atëhere kur askush nuk e priste çifti u ndanë.

Princ Leka dhe Blerta Celibashi Princ Leka dhe Blerta Celibashi

Më 15 Janar të këtij viti ishte vetë Elia e cila konfirmoi se ajo dhe Princi vendosën bashkarisht të kërkojnë zyrtarizimin e divorcit.

“Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!”, shkruante ndër të tjera Elia Zaharia.

Ndërsa, Princi nga ana tjetër tha se martesa me Elian kishte humbur funksionin.

“Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fundi. Duke qenë se martesa ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.

Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LMS Princeshës Geraldinë!!!”, shkruhej në njoftimin zyrtyar nga Oborri Mbretëror në faqen zyrtare të Princ Lekës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese