Virale është bërë videoja e një të riu të pastrehë, që shihet teksa i feston ditën e lindjes qenushit të tij.
I riu shihet në rrugët e Bucaramanga, kryeqyteti i provincës Santander të Kolumbisë, me qenin e tij me një tortë teksa i feston ditëlindjen qenit të tij.
25-vjeçari i pastrehë, Jose Luis Matos, nga El Penion, jeton që në moshën 10-vjeçare duke lypur restoranteve dhe banorëve të zonës.
Në video 25-vjeçari shihet i ulur në një shkallë me dy qentë e tij, Luna dhe Shaggy, dhe ata të dy mbajnë kapele për ditëlindje, ku njëri prej qenusheve feston ditëlindjen.