Hapësire reklamuese

Sporti

VIDEO/ Portieri katalanas bën aventurë, Atletiko Madrid mposht Barcelonën dhe ngjitet në krye

Shkruar nga Newsbomb
Momenti i golit

Supersfida e La Ligës spanjolle mes Atletico Madrid dhe Barcelonës prodhoi vetëm një gol, takim ky që u fitua 1-0 nga djemtë e Diego Simeones.

Skuadra vendase shfrytëzoi një gafë të miqve në mbrojtje dhe daljen e portierit Ter Stegen, për të gjetur golin e avantazhit.

Ishte minuta e tretë shtesë e pjesës së parë, Correa nisi bukur Yannick Carrasco, 27-vjeçari pasi shmangu portierin gjerman marshoi i vetëm drejt portës katalanase dhe dërgoi topin në rrjetë.

Barcelona u shfaq më ngulmuese në fraksionin e dytë të takimit, por Jan Oblak u shfaq vendimtar mes shtyllave në dy raste të rrezikshme. Përfundimisht 1-0 për vendasit u mbyll përballja e luajtur në “Wanda Metropolitana”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu