Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Policia zbarkon në Allias pas denoncimit të familjarëve të Kozak Braçit, "I FAMSHMI" i Instagramit filmohet kur goditet dhe shahet nga disa persona

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Policia zbarkon në Allias pas denoncimit të familjarëve

Policia ka zbarkuar këtë mbrëmje në Allias, pasi është sinjalizuar për rrëmbimin e mundshëm të një personi.

Mësohet se familjarët e Kozak Braçit, i cili është një personazh i njohur në Instagram, kanë denoncuar zhdukjen e tij. Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullon edhe një video e postuar së fundmi ku shihet Kozak Braçi që goditet dhe shahet nga disa persona në një makinë.

Fatmirësisht efektivët kanë arritur ta gjejnë Braçin, i cili po shoqërohet në polici për të dhënë dëshminë e tij, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrembimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se:

Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

KUJDES!!! FJALOR BANAL!!!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.