Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Policët ‘vënë duart në kokë’ në autostradën e Saukut: Shpejtësi deri në 202 km/h

Shkruar nga Newsbomb
FotoMontazh: Pamje nga Policia

24 patenta janë pezulluar nga Policia Rrugore dhe shoferët janë dërguar në Komision pasi janë kapur me shpejtësi tej normave në autostradën Sauk-TEG.

Nga kontrolli me radar, policia thotë se janë regjistruar shpejtësi nga 188 km/h deri në 202 km/h.

“24 Leje Drejtimi të pezulluara, nga këto 13 për shpejtësi deri 2.5 herë më shumë se norma e lejuar dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Kontrolle parandaluese, në rrugët e evidentuara me rrisk për aksidente rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës Shpejtësi të frikshme 188 km/h deri ne 202 km/h në rrugën e Tegut.

Për 270 minuta kontroll me radar u pezulluan 13 patenta për shpejtësi nga 142 km/h deri në 202 km/h.

Ndërkohë kontrollet kanë vijuar dhe vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat dhe si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë evidentuar 11 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.35 mg/l deri 0.44 mg/l", njofton Policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll