Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Po shiste një prej biçikletave të vjedhura, “kapet mat” nga kamerat e sigurisë hajduti serial në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Po shiste një prej biçikletave të vjedhura, “kapet

Policia e Durrësit ka zbuluar një seri vjedhjesh të ndodhura në lagje të ndryshme të Durrësit përgjatë 4 muajve të fundit.

Lidhur me këtë ka rënë në pranga shtetasi me iniciale K. M., 38 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet si autori i vjedhjes së 9 biçikletave në qytet. Më herët 38-vjeçari ishte dënuar për veprën penale "Vjedhja".

Njoftimi i policisë:

Durrës

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore vjedhjet e 9 biçikletave, të ndodhura në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, gjatë 4 muajve të fundit.

Arrestohet në flagrancë autori i këtyre vjedhjeve, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, i cili u kap në flagrancë duke shitur njërën prej biçikletave të vjedhura.

Sekuestrohen disa pajisje që përdorte autori për të kryer vjedhjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi I. Sh., se një person i paidentifikuar i kishte vjedhur biçikletën gjatë natës, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit:

K. M., 38 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

Nga veprimet hetimore të kryera, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë e mundur zbardhja e 8 rasteve të tjera të vjedhjes së biçikletave, që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas, gjatë muajve, korrik, gusht, shtator dhe tetor, konkretisht:

1-Më 19.07.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit A. S., në lagjen nr. 12, Durrës;

2-Më datë 15.08.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit K. Gj., në lagjen nr. 12, Durrës;

3-Më datë 26.08.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit T. K., banues në lagjen nr. 12, Durrës;

4-Më datë 27.08.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit D. C., në lagjen nr. 12, Durrës;

5-Më datë 12.09.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetases M. T., në lagjen nr .4, Durrës.

6-Më datë 05.10.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit A. M., banues në lagjen nr. 17/1, Durrës;

7-Më datë 05.10.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit P. M., në lagjen nr. 17/1, Durrës;

8-Më datë 07.10.2021, dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit S. T., banues në lagjen nr. 11, Durrës.

Materialet për ndjekje të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale "Vjedhja".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu