Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

VIDEO/ "Po më kërcënon", "zgjohet" Alfio dhe paralajmëron Ilnisën: Ti do vuash!

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ "Po më kërcënon", "zgjohet" Alfio dhe
Një ndër banorët më të kulturuar dhe të përmbajtur brenda shtëpisë së Big Brother Vip 3 është pikërisht kuzhinieri, Alfio Rrotani. Përgjatë këtyre ditëve në shtëpi ai s’ka treguar gjë tjetër përveçse qetësisë që e karakterizon. Mirëpo, teksa të gjithë mendonim se Alfios i shkonte “vaj” muhabeti me të gjithë banorët e shtëpisë, është dashur dalja e tij në nominim që të “zgjohet nga gjumi" dhe të kujtohet se për çfarë është bërë pjesë e këtij formati, pra për lojë. Së fundmi, ai ka debatuar me konkurrenten tjetër, Ilnisa Agollin të cilën e ka paralajmëruar se nëse ai do t’i shpëtojë eleminimit këtë të martë ajo do të “vuajë”. Pjesë nga biseda: Alfio: Shpreso mos rri këtu nesër sepse ti do e vush   Ilnisa: Kush do e vuajë, unë?  Alfio: Ti do e vuash  Ilnisa: Po më kërcënon?   Alfio: Ti do e vuash   Alfio: Nuk kërcënoj fare. E ke treguar veten shumë shpejt shumë më shpejt seç duhet   Ilnisa: Po më kërcënon ti mua?  Alfio: Po ti je vajzë si të të kërcënoj unë ty? Edhe atë tjetrin nuk e kërcënoj dot se nuk di të lidhë dy fjalë © Credits instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese