Videoja e një gazetarje që ka qëlluar një djalë teksa ishte “live” po qarkullon në mediat sociale.
Gazetarja Maira Hashni në Pakistan goditi me shuplakë një fëmijë që po kalonte aty teksa ajo ishte duke raportuar drejtpërdrejt.
Gazetarja tha se e bëri këtë pasi djali po shqetësonte vazhdimisht një familje dhe që nuk po ndalte.
“Ky djalë po shqetësonte një familje gjatë intervistës, gjë që i mërziti ata. Fillimisht u përpoqa t'i tregoja bukur se sjellja e tij nuk ishte e mirë, por ra në vesh të shurdhër dhe ai po shqetësonte edhe më shumë familjen. Sjellja e djalit nuk duhet toleruar” tha ajo.
Sondazh
Poll