Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
34 %
1kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

VIDEO/ Plasin fishekzjarret në Kuçovë, Lefter Maliqi fiton Primaret: Falenderoj Berishën edhe Metën për besimin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Lefter Maliqi është zyrtarisht kandidat për kryetar për Bashkinë e Kuçovës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga vetë Maliqi përmes një postimi në “Facebook”.

Ai i shpreh mirënjohje 352 demokratëve të cilët e votuan në Primare si dhe falenderon kryetarin e PD-së Sali Berishën dhe kryetarin e Partinë e Lirisë, Ilir Metën, për besimin e dhënë.

Maliqi thekson se çdo premtin i dhënë do të kthehet në vepër, duke filluar nga ndryshimi i menjëhershëm i infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë në Kuçovë.

“Zyrtarisht kandidat per Kryetar i Bashkise Kucove!

Mirenjohje 352 demokrateve dhe opozitareve per voten ne Primare. Nga këto 339 pro,6 kundra,7 të pavlefshme.Mirenjoheje dy lidereve Meta-Berisha per besimin.

Se bashku me pune te palodhur drejt fitores se sigurt ne 14 Maj te Bashkisë Kuçove.

Cdo premtim do kthehet ne veper, me ndryshime te menjehershme ne infrastrukture, imazh, arsim, kulture, shendetesi, sport, bujqesi, punesime,etj ne Kuçoven e Naftetareve, Aviatoreve dhe Intelektualeve.

Bashkia do jete e hapur dhe e qytetareve jo e Kryetarit.

Mirenjohje”, shkruan ai.

Lefter Maliqi ishte kandidati i vetëm i cili garoi në primaret për Bashkinë e Kuçovës, pasi kandidatja tjetër Brikena Koroveshi dha dorëheqjen.

Më shumë


spot_img









spot_img