Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
3.1kmh
100 %
Hën
18 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
21 °
Pre
27 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

VIDEO/ Plas grushti në televizionin turk, deputeti i Partisë Demokratike rreh gazetarin në mes të emisionit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Turqi në një studio televizive, ku deputeti i Partisë Demokratike, Kemal Engihurt, ka sulmuar gazerarin.

Sipas mediave vendase mësphet se konflikti ka nisur pas një komenti që gazetari Latif Simsek, bëri mbi një vendim që Gjykata e të drejtave të njeriut kishte marrë për lirimin e aktivistit Osman Kavala e që Turqia nuk po e respektonte.

“Të gjithë do ta respektojnë vendimin që është marrë. Askush nuk mund të nënvlerësojë gjyqtarët, prokurorët dhe policët e këtij vendi”, tha gazetari Latif Simsek.

Mirëpo, ky koment i gazetarit nuk i pëlqeu aspak Engihurt, i cili i irrituar, i kërkoi atij të ndalonte këtë retorikë mbështetjeje.

Debati ka vazhduar dhe papritur deputeti është ngritur dhe ka filluar të kërcënojë e shajë gazetarin.

Më pas, transmetimi u ndërpre dhe pasoi një pushim reklamash ndërsa përplasja fizike u regjistrua nga kamerat.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img